Ministri i Brendshëm: Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me ekstradimin nga Gjermania të dy shtatasve shqiptarë pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshirë në trafik lëndësh narkotike.

“Vijon çdo ditë bashkëpunimi i shkëlqyer me Interpol për gjetjen e personave në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia shqiptare, për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Përgëzime Interpol Tirana e cila në bashkëpunim edhe me njësitë partnere në Gjermani dhe Greqi, lokalizuan, ndaluan dhe sot ekstraduan në Shqipëri dy persona, pjesëtarë të grupeve kriminale të përfshira në trafik lëndësh narkotike”, shkruan Balla në një postim në rrjetet sociale.

SHKARKO APP