Ministri i Drejtësisë: “Ali Demi”, burg i hapur. Ditën në punë, natën në qeli
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se institucion i vuajtjes së dënimit në Ali Dem, do të kthehet në burg të hapur.
Në Komisionin e Ligjeve, ministri Manja u shpreh se ka njoftuar Këshillin e Lartë Gjyqësor që gjykatat të aplikojnë gjysmë lirinë për të dënuarit.
“Nuk është lajm i mirë të hapësh një institucion të vuajtjes së dënimit, por ne kemi mbyllur disa në Shqipëri. Unë sa jam ministër Drejtësie kam mbyllur 4 institucione të tilla.
Dhe burgu i Ali Demit është kthyer në burg të hapur, gratë e dënuara janë zhvendosur në një institucion modern në Pojskë dhe ai në Ali Dem shumë shpejt do të jetë burg i hapur”, ka thënë ministri i Ulsi Manja.
Ai gjithashtu tha se kur gjykata jep dënimin me gjysmë liri, të burgosurit do të dërgohen në Ali Dem, ku gjatë ditës do të shkojnë në punë dhe natën do të kthehen në qeli.