Ministri i Drejtësisë: Kemi në proces një superhetim
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka deklaruar sot në një deklaratë për mediat se struktura antikorrupsion në dikasterin që ai drejton ka në dorë atë që ai e quajti një “superhetim” për abuzime me pronën publike e private në gjithë vendin.
“Struktura anti-korrupsion në ministrinë e Drejtësisë ka në proces një super hetim me të gjitha abuzimet me pronën publike e private nga veriu në jug me fokus të vecantë bregdetin. Dosja e hetimit shtrihet në kohë …”, tha ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.
Ministri kishte një paralajmërim për të gjithë punonjësit e administratës shtetërore që janë të përfshirë në abuzime me detyrën.
“Pavarësisht gradës e funksionit që mban në administratën publike e shtetërore çdo nëpunës publik i këtij shteti që ofron një shërbim publik e që e shet këtë shërbim kundrejt ryshfetit në emër të shtetit e në zyrat e shtetit do përgjigjet e përballet me forcën e ligjit”.