Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja apeloi sot lidhur me situatën e zjarreve: “Kush e do Lezhën në flakë? Koha për veprim!

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja apeloi sot lidhur me situatën e zjarreve në Lezhë, duke e cilësuar si kërcënim serioz për turizmin dhe jetën në Lezhë.

“Kush e do Lezhën në flakë? Koha për veprim! Mbrëmë mbi 15 vatra zjarri dogjën Lezhën, kërcënuan banesa dhe jetën e njerëzve. Nuk janë aksidente – janë akte të qëllimshme kriminale që dëmtojnë natyrën, imazhin turistik dhe të ardhurat e familjeve lezhjane”, u shpreh Manja në një postim në rrjetet sociale.

Manja thekson se, këto zjarrvënie të përsëritura nuk mund të tolerohen më.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Policia e Shtetit në Lezhë dhe institucionet duhet të hetojnë menjëherë, të identifikojnë dhe të ndëshkojnë autorët. Mjaft më me heshtje dhe justifikime”, shton ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Manja gjithashtu falënderon të gjitha shërbimet e emergjencave civile të Bashkisë Lezhë dhe çdo qytetar lezhjan që shprehet ai, “çdo verë përballen me sfidën e zjarrvënies kriminale”.

“Ju jeni fytyra e qytetarisë dhe përgjegjshmërisë. Ata janë dora e krimit që nuk e do Lezhën. Ne nuk do ta lëmë Lezhën të digjet më nga duart e të papërgjegjshmëve”, thekson Manja.

“Ne do ja dalim – ata do të marrin ndëshkimin e ligjit! Koha për veprim është tani – për Lezhën, për turizmin, për të ardhmen!”, përfundon Manja.

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?