Ministri i Jashtëm grek në fund të qershorit në Tiranë
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të vizitojë Tiranën në fund të qershorit. Sipas njoftimit nga Ministria e Jashtme greke Kotzias do të nisë një tur në Ballkanin Perëndimor.
“Që me marrjen e detyrës, më janë bërë dy ftesa, një nga Beogradi dhe një nga Tirana”, tha Kotzias gjatë një takimi me gazetarët. “Nuk doja të realizoja vizita të shkëputura, të cilat do të mund të kishin interpretime të ndryshme”, sheksoi shefi i diplomacise greke
Sipas Ministrit të Jashtëm grek, gjatë takimeve në kryeqytetet fqinje, do të shqyrtohen edhe problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe, ku Athina do të shprehë predispozicionin pozitiv për zgjidhjen e tyre.
I pyetur mbi rrezikun e infiltrimit të xhihadistëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, Kotzias e ka mohuar këtë rrezik duke thënë se shqiptarët nuk janë një popull fondamentalist.
Kotzias iu drejtua reporterëve gjermanë duke thënë se shqiptarët janë njerëz shumë të hapur, punëtorë të ndershëm dhe miq besnikë.
Ai e konsideronte Greqinë me fat që ka emigrantë nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit.