Ministri i Jashtëm grek në Tiranë me 7 propozime konkrete

 

Një prej pikave që do të diskutohet është korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias pritet të vizitojë Tiranën në dy javët e fundit të korrikut.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vetëm pak ditë pas vizitës së tij në Serbi, ndalesa e kryediplomatit grek në Tiranë do të shërbejë për trajtimin e çështjeve të nxehta që prej kohësh ekzistojnë mes dy vendeve.

Gjatë këtyre takimeve, sikurse citon e përditshmja greke “Kathimerini”, do të shqyrtohen problemet ekzistuese në marrëdhëniet dypalëshe.

Pala greke do të ulet në tryezën e bisedimeve me 7 propozime konkrete: 1) Korrigjimi teknik i skicimit të hartës për marrëveshjen e detit të nënshkruar në vitin 2009 nga qeveria Berisha, pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike; 2) Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987; 3) Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri; 4) Do propozohet ndërtimi i 3 varrezave për të rënët në Shqipëri; 5) Me homologun e tij shqiptar Ditmir Bushati, Kotzias do të diskutojë edhe për njohjen e shtetit të Kosovës nga ana e Greqisë.

Duke cituar gazetën greke “Kathimerini”, një nga propozimet e qeverisë greke, është kërkesa për qeverinë e Edi Ramës, që partia çame PDIU të largohet menjëherë prej saj pasi nga Athina konsiderohet si një forcë nacionaliste dhe penguese e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve fqinje.

Edhe një herë, në takimin e korrikut, kryediplomati grek do të shprehë në kryeqytetin shqiptar, mbështetjen e Greqisë për perspektivën europiane të Shqipërisë. Nga ana e qeverisë greke, kjo vizitë shihet si një mundësi për të sheshuar problemet disa vjeçare mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?