Ministri i jashtëm hungarez: Do ishim të lumtur ta kishim Shqipërinë në BE

Ministri Hungarez i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë, Péter Szijjártó, ka bërë me dije se në krye të agjendës në Konferencën e Dytë Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ai tha se “do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë”.

“Ajo çka kemi vënë në krye të agjendës është përshpejtimi i integrimit të Ballkanit Perëndimor në BE. Në fakt jetojmë në të njëjtin rajon dhe e dimë se çfarë ndryshimi ka zhvillimi në paqe dhe natyrisht që ne mund të ndihmojmë me zhvillimin e Ballkanit Perëndimor me zhvillimet paqësore në situatën e tyre.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kështu që do të ishim vërtetë të lumtur të kishim vendet e Ballkanit Perëndimor në BE, sidomos Shqipërinë. Kjo është dhe falë kryeministrit dhe kabinetit të tij sepse kanë bërë një punë të jashtëzakonshme”, tha Péter Szijjártó.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?