Ministri i Jashtëm rus: Perëndimi po bën plane të luftojë Rusinë, por ta mendojë mirë!
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në një konferencë shtypi në Moskë ka thënë se “Lufta e Tretë Botërore do të ishte bërthamore”.
Ai u shpreh se presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se alternativa e vetme ndaj sanksioneve është një luftë e tretë botërore, dhe sipas, tij “një luftë e tretë botërore mund të jetë vetëm bërthamore”.
Lavrov theksoi se kjo “është vetëm në mendjet e politikanëve perëndimorë, dhe jo të atyre rus”.
Ministri i Jashtëm paralajmëroi vendet perëndimore se nëse duan të luftojnë Rusinë, duhet ta mendojnë mirë”, teksa theksoi se sipas tij plane të tilla po bëhen.
“Nëse bëhet një luftë kundër nesh, atëherë, ata që bëjnë plane të tilla duhet ta mendojnë mirë. Dhe për mendimin tim plane të tilla po bëhen”, tha ai.