Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu: FA zhvillojnë stërvitje me aleatët e NATO-s në Bullgari

Efektivët e Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, të cilët janë të angazhuar në misionin “eVA 05” në Novo Selo, Bullgari, pjesë e grup-batalionit të NATO-s (Forward Land Force, Battle Group, Bulgaria) kanë zhvilluar veprime të luftimit në qendrat e stimuluara në nivel grup-batalioni, krah trupave aleate.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka përcjellë përmes një albumi fotosh në rrjetet sociale, disa momente nga kjo stërvitje, ndërsa është shprehur se “stërvitjet synojnë rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave aleate, duke përgatitur efektivët për të vepruar së bashku në mënyrë sa më efektive”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?