Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku: Tirana do mbajë presidencën e B40, shembull i ndryshimit urban

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku i ka bërë jehonë takimit të kryebashkiakëve nga 54 qytete të Ballkanit në Tiranë. Ai shkruan: “Qyteti është vendi që na bën bashkë, ku organizojmë jetën tonë, prodhojmë ekonomi, art dhe kulturë. Bashkëpunimi me njëri-tjetrin është mënyra më e mirë për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përbashkëta. Për këtë shërben Rrjeti B40 i qyteteve dhe jam i lumtur që Tirana do të mbajë Presidencën në vitin 2024, për të dhënë shembullin e saj të ndryshimit urban në vitet e fundit dhe për të mbledhur kryetarët e bashkive të rajonit që të diskutojmë sfidat e përbashkëta”- përfundon Mazniku.

SHKARKO APP