Ministri i Pushtetit Vendor, Mazniku, nuk ndalon në turin e tij në bashkitë e Republikës

Ministri i ri Arbjan Mazniku nuk ndalon në turin e tij nëpër Bashki. Sot ai ishte në Librazhd.

Me sa duket turi ministror ka si qëllim njohjen me problemet dhe projektet e çdo bashkie. Ai ka shkuar edhe te bashkitë e djathta, duke manifestuar kulturë të re demokratike bashkëpunuese, gjë e cila ka munguar nga qeverisjet e këtyre 32 viteve.

Arbjan Mazniku njihet për qetësinë, logjikën e argumentit dhe përkushtimin ndaj detyrës, ndaj duket se ngritja e tij në detyrën e ministrit nga zv/kryetar bashkie në kryeqytet, ka qenë një përzgjedhje e zgjuar e kryeministrit.

Ja se çfarë shkruan Ministri Mazniku në lidhje me takimin e Librazhdit: “Vijuam me Damian Gjiknuri në Librazhdin e njerëzve punëtorë e të palodhur, që bashkë me Mariglen Disha të forcojmë përpjekjet tona në shërbim të banorëve e zhvillimit të mëtejshëm të ekonomisë lokale, ku turizmi e pyjet mbartin një potencial mjaft premtues”.

 

SHKARKO APP