Ministri i ri i Brendshëm, Bledi Çuçi vizitë në familjen e Klodianit

Vizitën e parë si ministër i Brendshëm, Bledi Çuçi do ta nis sot në orën 11:45, ku do të vizitojë familjen e të ndjerit Klodian Rasha, i cili u vra më 8 dhjetor nga efekti i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Për vrasjen e 25 vjeçarit në kryeqytet dhe jo vetëm u zhvillua për 7 ditë me radhe protesta nga qytetarët që kërkonin drejtësi ndërsa u dorëhoq nga posti i ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Efektivi i Shqiponjave, Nevaldo Hajdaraj i cili qëlloi për vdekje me armën e shërbimit Klodian Rashën është i akuzuar për vrasje me dashje.

SHKARKO APP