Ministri italian, Luigi Di Maoi falenderon në gjuhën shqipe

Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio nëpërmjet një statusi në Facebook ka falenderuar vendet që kanë dërguar personel mjekësor për t’i ardhur në ndihmë vendit në këto kohë pandemie. E ka nisur falenderimin me “Faleminderit” në Shqip dhe tek lista e shteteve Shqipëria është vendi i parë në listë.

Deri më tani ne kemi dërguar 90 persona staf mjekësor. Ai gjithashtu shkruan se numri i infeksioneve në ditët e fundit ka qenë në rënie.
“Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetit social po punojnë masivisht për të shpëtuar jetë. Këta njerëz janë duke pushuar vetëm disa orë në natë, pavarësisht se ditëve të fundit numri i infeksioneve ka rënë, ka ende shumë punë për të bërë.

Për t’i dhënë mbështetje grave dhe burrave që punojnë në spitalet tona, ne na është dërguar personel shëndetësor nga jashtë. Deri më tani janë mbi 330 mjekë dhe infermierë të dërguar nga vendet e huaja që po ndihmojnë bluzat tona të bardha”,- shkruan ministri italian në Facebook.

SHKARKO APP