Ministri Klosi merr çelsat nga Erion Veliaj
Është prezantuar sot përpara stafit të tij ministri i ri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi në një ceremoni ku mori pjesë edhe ish drejtuesi i saj Erjon Veliaj. Ish ministri Veliaj, i cili tashme ka nisur fushaten per te fituar ne emer te koalicionit te majte Bashkine e Tiranes, i ka uruar Klosit suksese në rrugën e mëtejshme të reformave të nisura.
Veliaj theksoi edhe njëherë shkurtimisht arritjet e punë së tij në këtë ministri duke shtruar përpara Klosit se çfarë duhet të bëjë më shumë kryesisht tek shpërndarja e ndihmës sociale,arsimi professional si dhe transparenca e dosjeve.
“Ministria është në një gjëndje më të mirë se 24 vitet e fundit.Shumë prej institucioneve tona të kujdesit social sot kanë një standart më të lartë. Reforma e pensioneve ka marrë për mirë. Njerëzit marrin pensione më të larta dhe duhet të bëhet më shumë në këtë drejtim. Transparenca e dosjeve është nevoja për një shoqëri me të mire”- u shpreh Veliaj.
Nga ana tjetër Klosi tha se në fokusin e punës së tij do të jetë puna dhe punësimi i njerëzve pasi kjo është problematika kryesore e momentit.
“Kjo ministri do të vazhdojë të ketë fokusin tek puna, jemi në një situatë emergjente për sa i përket nevojës për punë. Kjo ministri do vazhdojë të jetë në lidership për hapjen e vendeve të reja të punës.Do vazhdojë dhënia e ndihmës për familjet në nevojë Për arsimin professional problematikë mbetet cilësia. Duhet të rritet cilësia dhe efektiviteti i të shkolluarëve”- tha ministri i ri i Mirëqënies Sociale Blendi Klosi