Ministri Koka: Kroçeret shkarkojnë në Jon ujerat e zeza për t’iu shmangur taksave të BE-së

 

Ministri i Mjedisit Lefter Koka ngre shqetësimin për ndotjen e bregdetit shqiptar nga anijet e huaja.

Në një intervistë ekskluzive për “Channel One”, Koka shprehet se kroçieret shkarkojnë ujërat e zeza përgjatë vijës bregdetare Vlorë-Sarandë për t’iu shmangur taksave në vendet e BE-së.

Ministri i Mjedisit paralajmëron masa ndaj anijeve të huaja, pavarësisht mungesës së kapaciteteve për të identifikuar rastet në fjalë.

Koka u pyet nga “Channel One” edhe për hartën e zonave më të ndotura në vend.

Lefter Koka- Duke e konsideruar Shqipërinë një zonë e cila nuk është në gjendje të monitorojë shkarkimet e ujrave apo qofshi këto edhe të mbetjeve të vajit e të ujirave të ndotur, për t’iu shmangur dhe taksave të cilat duhet t’i paguajnë në shtete të ndryshme të Europë ku  ata qëndrojnë, shpesh papërgjeshmëria e tyre dhe sigurisht  interesi i ka bërë  ti shkarkojnë këto ujra pikërisht në këtë aks detar që përket nga Vlora në Sarandë.

Sigurisht është një dëm shumë i madh i cili i bëhet turizmit vendas në bregdetit shqiptar.

Nga informacionet e marra nga të interesuarit në zone, ky fenomen filloi të ndodhë dhe në këtë sezon veror ndaj Ministria e Mjedisit në bashkëpunim me policinë kufitare në pamundësi për të pasur pajisjet për ti monitoruar online dhe për ti fotografuar në mënyrë satelitore këto anije më pas për ti ndëshkuar, kemi kërkuar këtë bashkëpunim dhe po patrullojmë në mënyrë të përbashkët që ta minimizojmë këtë ndotje e cila mund të ndodhë kryesisht nga krocerat anijet e kapacitetit shumë të madh.’

SHKARKO APP