Ministri Manja në Kuvend: Shqipëria nuk është narkoshtet! Media Rai3 dhe BILD u paguan nga opozita

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja nga salla e Kuvendit, akuzoi opozitën se shkrimi i RAI 3 është sponsorizuar për të akuzuar qeverinë Rama dhe faktet e publikuara janë baltë ndaj qeverisjes socialiste.

”Si ka mundësi që Shqipëria sot është në zenitin e marrëdhënieve të mira ndërkombëtare dhe europiane dhe shumë shpejt presim të shkojmë në stacionin ku na takon të shkojmë. Ore ça ka thënë RAI se dëgjova se t’i merresh edhe me këto mediat se ke kohë të lirë tani… ”BILD”, RAI, ku e di unë çfarë…’Washington…’

Po edhe atje ka media si këto këtu që i paguani, i paguani edhe atje. Kjo është bota e teknologjisë tani. Paska thënë RAI dhe BILD që e paguat edhe vjet që Shqipëria është narko – shtet dhe ti vjen këtu e na reciton çfarë thotë RAI 3. Shqiptarët shohin realitet tjetër.

Edi Ramën nuk e rrëzoni me këtë retorikë”-tha ministri Manja.

SHKARKO APP