Ministri Manjani: Çdo person king, grup, i fortë, ministër, zyrtar, nëse ka shkelur ligjin do të jetë prapa hekurave

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur sot për Klemend Balilin. Manjani tha se operacioni me autoritetet greke dhe me DEA-n amerikane vazhdon që prej muajt mars.

“Ky person është shkarkuar sot për t’u dhënë hapësirën e nevojshme të gjithë organeve të hetimit. Kjo është minimalja që duhet të merret ndaj një qytetari, pavarësisht se atë askush s’e ka thirrur. Të merret të hetohet si një qytetar i lirë dhe të vazhdojë jetën e vet. Operacioni policor nuk është i 48 orëve të fundit, por vijon që nga muaji mars. Ministri i Drejtësisë ka një raport komplementar në raport me organet e shtetit. Kemi përcjellë të gjitha letërporositë e nevojshme. Kam dijeni dhe besoj se e gjitha kjo shkon në mënyrë zyrtare në favor të një hetimi të plotë. Publikimi i këtyre gjërave nuk i ndihmon hetimet, ndaj jemi të rezervuar në informacione”, tha Manjani duke shtuar se:“Ka mbështetjen time, Policia e Shtetit, policia e shtetit grek, organet e hetimit, prokurori i përgjithshëm i të gjithë institucioneve. Kërkesa ime ka qenë dhe mbetet një, cilido person king, grup, i fortë, ministër, zyrtar, nëse ka shkelur ligjin do të jetë prapa hekurave”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?