Ministri Manjani i përgjigjet Tahirit: Ka nisur verifikimi i gjyqtarit të Vlorës
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka kërkuar hetimit mbi veprimtarinë e gjykatës së Rrethit Vlorë dhe saktësisht mbi Gjykatësin, Laurent Fuçia në lidhje me vendime të marra në kundërshtim me ligjin. Kjo letër e Ministrit i është drejtuar kreut më të lartë të shtetit Presidentit të Republikës dhe Ministrit të Drejtësisë.
Në përgjigje të kërkesës së Ministrit të Brendshëm reagimi nga Ministria e Drejtësisë, është që personalisht z. Ylli Manjani ka urdhëruar verifikimin e veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Vlorë, Laurent Fuçia. Sipas Ministrisë ajo tashmë ka të dhëna të faktuara nga shumë agjenci ligjzbatuese si dhe nga shumë qytetarë të Vlorës që këto sjellje janë parë dhe mbi të gjitha sjellje jo profesionale në Gjykatë.
Përveç verifikimit të rastit të ngritur nga Ministri Tahiri, është shprehur Ministria e Drejtësisë do të nxisim së bashku me inspektoriatin e KLD një inspektim të përgjithshëm në këtë gjykatë.
Edhe një herë Ministria e Drejtësisë ka bërë me dije se: “Qëllimi është vendosja e saj në rrugën e paanësisë dhe të ligjit”.
KOHA JONË SONDAZH

