Ministri Manjani kundërshton kryeministrin Rama për koncensionin

Përplasja mes Ylli Manjanit dhe Damian Gjiknurit për koncesionin e ndriçimit publik në Bashkitë e Tiranës dhe Durrësit është fituar nga ky i fundit. Qeveria ka miratuar një vendim, i cili i hap rrugë koncesionit, nismë e Ministrisë së Energjisë, por i kundërshtuar fort nga ajo e Drejtësisë si një projekt i paligjshëm. Vendimi autorizon dikasterin e Damian Gjiknurit të nisë procedurat për koncesionin dhe të marrë në shqyrtimin ofertën e kompanisë daneze “HeSaLight A/S”. Ky është një koncesion i pakërkuar, ideja për të cilin nuk ishte e Qeverisë, por e një kompanie private nga Danimarka. Vendimi i Këshillit të Ministrave i jep të drejtën Ministrisë së Energjisë të marrë në shyrtim propozimin e kompanisë “HeSaLight A/S” dhe të vendosë për hapjen ose jo të tenderit.

I gjithë procesi, përfshirë shpalljen e ၔtuesit, do të administrohet nga kjo ministri, ndërsa kontrata e koncesionit me ၔtuesin do të lidhet nga të dy bashkitë respektive. Kjo është hera e parë që Qeveria miraton një koncesion, për të cilin ka pasur përplasje dhe kundërshti brenda vetes. Gjatë komunikimeve zyrtare, Ministria e Drejtësisë e ka kundërshtuar projektin, duke e cilësuar si cënim të autonomisë vendore dhe duke u shprehur se, zanaၔlla e propozimeve të kompanisë është e paqartë. Menjëherë pas vendimit ka ardhur dhe reagimi i parë nga ministri i Drejtësisë.

I kontaktuar nga Top Channel, Ylli Manjani deklaroi nga Austria se, për shkak të takimeve e ka pasur të pamundur të jetë në mbledhjen e Qeverisë, por qëndrimi i tij nuk ka ndryshuar. “Jam shprehur me shkrim për atë nismë dhe mendimi im zyrtar është në dosjen e kësaj praktike. Atij mendimi i qëndroj”, ka thënë Manjani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?