Ministri Manjani, takim me kreun e Komisionit të Venecias

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ndodhet në një vizitë zyrtare në Strasburg, me ftesë të Presidentit të Komisionit të Venecias Z.Gianni Buquicchio. Takimi ka ardhur për një tryezë diskutimi për punën e deri më tanishme të reformës në Drejtësi.

Manjani dhe Buquicchio zhvilluan një takim dypalësh në lidhje me ecurinë dhe për analizimin e drafteve që ka reforma në fjalë. Z.Buquicchio është njohës i mirë dhe gjithashtu ekspert për veprimtarinë e Komisionit të Venecias.

Në këtë takim u theksua ndër të tjera nevoja për forcimin e bashkëpunimit që duhet të ketë Shqipëria me Komisionin e Venecias, për të qenë sa më pranë rekomandimeve të ekspertëve dhe për ta bërë reformën sa më të drejtë dhe funksionale për vendin tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë takimit gjithashtu u fol për stadin aktual të reformës në drejtësi. Ky Ministri Manjani shprehu vlerësimin maksimal për punën e komisionit dhe i vlerëson për impenjimin serioz të Komisionit të Venecias  për reformën në drejtësi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?