Ministri Mazniku: Në Pogradec nis rijetëzimi i Kalasë së Pogradecit i shek IV-V para Krishtit

“Në Pogradec ka nisur zbatimi i projektit për rijetëzimin e Kalasë së Pogradecit, një vendbanim i cili daton në shek IV-V para Krishtit.

Projekti i cili financohet nga projekti IPA ndërkufitar Maqedoni e Veriut-Shqipëri. Punimet përfshijnë gërmime arkeologjike për zbulimin e mureve të kalasë dhe objekteve arkeologjike, ndërtimin e një muzeu arkeologjik, ballkon panoramik për vizitorët, ndriçimin e gjithë zonës dhe përmirësimin e infrastrukturës rrugore për aksesimin e këtij siti. Me përfundimin e punimeve, Pogradecit i shtohet një tjetër atraksion turistik gjithëvjetor.”- shkruan ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku.

SHKARKO APP