Ministri Mazniku në takime me drejtues të Bashkisë Belsh

Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor dhe drejtues politik i PS-së për qarkun e Elbasanit shkruan në postimin e tij në facebook: “Në Belsh me kryetarin e bashkisë, Arif Tafani dhe stafin tij për të diskutuar sfidat e zhvillimit dhe mënyrat se si qeveria qendrore të mund të ndihmojë për të zgjidhur problematika që kanë nevojë për masa rregulluese.

Diskutuam për mundësitë se si mund të zhvillohet ekonomikisht territori dhe për të shfrytëzuar potencialin e tij nëpërmjet planeve konkrete që do të hartohen, si në fushën e turizmit dhe agroturizmit bashkë me liqenet e mrekullueshme, ashtu edhe në fushën e bujqësisë.

Lajm i mirë rritja e pagave për stafin e bashkisë, që i jep një dorë problemit të gjetjes së burimeve njerëzore të kualifikuar.”.

Mazniku njihet si një nga të ministrat e rinjë me karizmatik.

 

SHKARKO APP