Ministri Mazniku: Rritje domethënëse e pagave, do të jenë fikse për të njëjtat profesione në mbarë bashkitë
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku bën me dije se në mbledhjen e Këshillit Konsultativ u miratua vendimi për mbështetjen e pushtetit vendor në lidhje me rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse.
Përmes një postimi në Facebook, Mazniku theksone dhe se me këtë masë do të unifikohet niveli i pagave në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, duke siguruar të njëjtën pagë për të njëjtat profesione në të gjitha bashkitë.
”Në mbledhjen e Këshillit Konsultativ miratuam vendimin shumë të rëndësishëm për mbështetjen e pushtetit vendor për rritjen e pagave të punonjësve në mënyrë domethënëse Me këtë masë do të unifikojmë nivelin e pagave në të gjitha bashkitë e Shqipërisë duke siguruar të njëjtën pagë për të njejtat profesione në të gjitha bashkitë. Kjo masë e bën administratën vendore konkurruese në treg për të tërhequr peofesionistët pranë stafeve të tyre duke garantuar shërbime më të mira dhe cilësore për qytetarët tanë”,-shkruan Mazniku në Facebook.