Ministri Mazniku takim me pensionistët për Planin e Ri për Pensionet
Arbjan Mazniku, ministër i Pushtetit Vendor dhe njëkohësisht drejtues politik i PS për qarkun e Elbasanit ka vazhduar takimet me pensionistët. Ai shkruan: “Me pensionistët e Labinotit në vazhdën e Diskutimit të Hapur për Pensionet dhe angazhimin tonë të përfshirjes së pensionistëve në hapësirën e rritjes ekonomike të vendit, teksa përgatitemi për Planin e Ri për Pensionet në rrugën drejt #Shqipërisë2030”. Mazniku ishte me kryebashkiakun e Elbasanit Gentjan Llatja.
Ndërkohë me porosi të kryeministrit Rama të gjithë ministrat dhe deputetët e kryebashkiakët janë në takime me pensionistët.