Ministri Mazniku me zyrtarë nga ministria e Brendshme britanike: Të vendosur për të krijuar më shumë mundësi për të rinjtë

“Me 28 delegatë të ardhur nga Ministria e Brendshme britanike, agjencitë ligjzbatuese dhe zyrtarë për emigracionin, diskutuam mbi sfidat e qyteteve tona për të qenë konkurruese dhe të zhvillojnë më tej potencialet e tyre, si mjedise ku të rinjtë të zgjedhin zhvillimin e karrierës dhe ndërtimin e të ardhmes së tyre.
Mbetemi të vendosur të krijojmë më shumë mundësi për të rinjtë nëpërmjet investimeve në arsim, mbështetjes së sipërmarrjeve dhe krijimit të zonave si TUMO apo Piramida për gjeneratën e teknologjisë”, shkruan ministri Arbjan Mazniku.

SHKARKO APP