Ministri Mazniku: Thjeshtohen procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit

“Një lajm i mirë për të gjithë banorët e zonave rurale që duan të ndërtojnë në pronën e tyre shtëpi banimi, shtesa të banesave, të riparojnë fasadat, muret rrethuese dhe të ndërtojnë sera apo impiante hidraulike bujqësore.
Tashmë do të mund t’i ndërtojnë ato vetëm duke paraqitur një formular aplikimi dhe vërtetim për zotërimin e pronës.
Ky është një lehtësim i madh për qytetarët pasi përgjigja nga bashkia përkatëse për konfirmimin e aplikimit do të vijë brenda 10 ditëve. Ndërsa procedurat për dhënien e lejes së ndërtimit do të thjeshtohen dhe do të trajtohen brenda 30 ditëve”, shkruan ministri i Pushtetit Vendor Arbjan Mazniku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?