Ministri Mazniku zbret në bazën e PS, takime me strukturat partiake

Ministri i Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, përveç detyrës si ministër, po punon me strukturat e bazës së PS në Bashkinë Tiranë.

Duke qenë skrupuloz, korrekt dhe i papërtuar, Mazniku takon socialistët e PS. Por jo vetëm ata, edhe qytetarë që kanë nevojë për qeverinë.

Ai ishte dje në Kashar dhe pas takimit shkruan: “Me socialistët e Kasharit për të diskutuar mbi organzimin e Partisë por edhe për të folur për zgjidhjen e problemeve të zonës dhe përmirësimin e kushteve të bashkëjetesës në komunitet.

Partia Socialiste është e vetmja forcë që mendon për qytetarët”- përfundon Mazniku.

SHKARKO APP