Ministri Peleshi në Selenicë: Ka ende banorë në fshat, duhet evakuim urgjent!

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka folur për situatën e zjarreve nga zona e lumit të Vlorës duke u bërë thirrje banorëve që të zbatojnë urdhrat e strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.

Peleshi tha se po vijnë 40 trupa nga Forcat e Armatosura pasi ndodhen në situatë të rrezikshme dhe zjarri ndodhet shumë pranë zonës së banuar, ndaj po përpiqen të shuajnë sa më shpejt flakët.

Në Selenicë kemi një situatë të vështirë. Po punon edhe helikopteri për të shuar zjarrin sepse sot era është e pafavorshme. Kam ritheksuar nevojën për evakuim të të gjithë njerëzve.

Të mbajmë larg rrezikut njerëzit. Kemi sjellë 2 zjarrfikës nga FA, një tjetër po vjen nga Vlora. 40 trupa mbërrijnë nga momenti në moment nga FA dhe do të punojmë që të shmangim më të keqen këtu. Jemi në mes të situatave të rrezikshme. Edhe me mbështetjen e forcave ajrore, kemi shmangur prekjen e banesave në Fushë Arrëz. Beteja jonë e të gjithë këtyre ditëve ka qenë në Llogara për të shmangur prekjen e parkut. Shumë pranë zonës së banuar në Selenicë po përpiqemi të mbajmë larg flakët”, tha Peleshi.

SHKARKO APP