Ministri Peleshi për zjarret: Në kontroll të gjitha vatrat serioze, problem Karaburuni

Situata e zjarreve në vend është alarmante, por Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, thotë se gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë vënë në kontroll të gjitha vatrat që paraqisnin një situatë më të rënduar në vendin tonë.

Përmes një postimi në facebook, ai nënvizon se situata mbetet ende problematike në Karaburun, ku janë përqëndruar shumë Forca të Armatosura për fikjen e zjarrit si dhe është angazhuar një helikopter.

Peleshi falenderon të gjithë efektivët e Forcave të Armatosura dhe strukturave të tjera të mbrojtjes civile për angazhimin dhe sakrificën e treguar në këto ditë të nxehta.

SHKARKO APP