Ministri Peleshi: Po mbushen hidrocentralet, ka nisur evakuuimi i banorëve në zonat me risk

Në vend ka përmbytje dhe shumë probleme. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë informacione për situatën aktuale në vend pas reshjeve të shiut. Ministri tregon se disa prej bashkive që kanë probleme për shkak të reshjeve të mëdha. Problematike paraqitet situata në qarkun e Shkodrës dhe në Malësi të Madhe, aty ku ka nisur evakuimi i banorëve që rrezikohen nga përmbytjet.

“Për qarkun Lezhë; në Kurbin ka rënë rreth 15 mm shi, në Zadrimë 131 mm, kemi disa sipërfaqja të përmbytura në këto zona. Ka rreth 500 Ha të përmbytura. Në qarkun Shkodër ka përmbytje. Në Kukës ka pasur 4 mm shi. Në Fushë-Arrëz, raportohen dëmtime të rrugëve rurale dhe shkëputje te energjisë elektrike. Në Vaun e Dejës situata është pak më problematike, kanë dalë nga shtrati lumi Gjadër dhe Përroi Glinë. Është ndërprerë energjia elektrike.

Në bashkinë Malësi e Madhe ka dalë nga shtrati përroi. Po vijon puna për evakuimin e banorëve që rrezikohen nga përmbytjet. Jemi në gatishmëri dhe kemi mbledhur Komitetin e Emergjencave për të rritur gatishmërinë.

Gjithë ministrat janë të informuar dhe do të organizohen për të përballuar çdo rast. Është lajm i mirë për furnizimin me energji elektrike, pasi po mbushen hidrocentralet, por do përballemi dhe me situatë të pakëndshme që është përmbytja e tokave apo disa akseve”.

SHKARKO APP