Ministri Peleshi: S’mund të kalojë si të jetë një incident i zakonshëm. Dyshojmë për spiunazh

Pas vizitës në spital, aty ku janë dy ushtarët që u sulmuan në Uzinën e armëve në Gramsh, ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se ato ishin pikasur dhe mbajtur nën vëzhgim.

Duke u ndalur tek situata gjeopolitikë në rajon dhe në botë, ministri i Mbrojtjes, tha për gazetarët se incidenti nuk mund të trajtohet si një rast i zakonshëm dhe se autoritetet në Shqipëri po e trajtojnë me shumë vëmendjen, pasi ato kanë reaguar dhunshëm ndaj ushtarëve.

“Kemi të drejtë të dyshojmë për spiunazh”, tha ministri Peleshi, pasi janë futur me dhunë në një zonë të ndaluar dhe kanë fotografuar, ndërsa ministr u tregua i rezervuar për të zbuluar detaje në lidhje me hetimet.

“Çështja është një ngjarje edhe në kontekstin gjeopolitik. Nuk mund të kalojë si një incident i zakonshëm. Fakti që është reaguar dhunshëm na bën të jemi më të vëmendshëm. Do kemi një deklaratë për hetimet dhe nuk mund të flasë më tepër. Kanë qenë nën vëzhgim, ndaj dy ushtarakët tonë kanë reaguar menjëherë. Nuk mund të them nëse janë blogerë apo jo. Kemi të bëjmë me një ngjarje pasi ka dhunë brenda. Janë futur në një ambient ku nuk duhet të lejohet të futen. Kemi të drejtë të dyshojmë pasi për spiunazh, pasi çdo shtetas i huaj që futet në një zonë ushtarake për të fotografuar dyshohet për spiunazh”.

SHKARKO APP