Ministri Pirro Vengu: 1642 gra dhe vajza në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura

1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.
– 687 civile sjellin profesionalizëm në administratë.
-955 në uniformë mbrojnë atdheun me guxim dhe përkushtim.
Krenarë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit!
Shkruan në postimin e tij, Ministri Vengu.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, u shpreh sot në një postim në Facebook se, 1642 gra dhe vajza janë çdo ditë në shërbim të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Sipas ministrit Vengu, nga këto 1642 gra dhe vajza pranë FA dhe MM, “687 civile sjellin profesionalizëm në administratë, 955 në uniformë mbrojnë atdheun me guxim dhe përkushtim. Krenarë për rolin e tyre të pazëvendësueshëm në garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes së vendit”.

Forcat e Armatosura u pasuruan me praninë e grave të para, 55 vite më parë, ndërsa ato vazhdojnë me përkushtim dhe profesionalizëm të japin kontributin e tyre në radhët e Forcave të Armatosura Shqiptare.

SHKARKO APP