Ministri Tahiri: Nuk besoj se është kërcënuar Kryeprokurori
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur për përplasjet e dukshme të kohëve të fundit mes prokurorisë dhe policisë së shtetit. Ato kulmuan me hetimet e nisura për çështjen e përgjimeve të bëra nga policia me pajisjen IMSI Catcher dhe aktualisht po vijojnë me çështje të drogës. Për ministrin Tahiri i pyetur publikisht në TCH e ka anashkaluar përplasjen.
“Unë besoj se gjithkush ka diçka për të përmirësuar dhe për të bërë më mirë. Nuk e them për tju shmangur pyetjes, por gjithmonë ka vend për të përmirësuar. Nëse ka një keqdashje për punën e policisë unë e kam thënë qe ka segmente të caktuara dhe në prokurori apo dhe institucione të tjera. Kjo nuk është e mjaftueshme për të vënë në pikëpyetje vullnetin e mirë që ka kryeprokurori apo të tjerë aty”- tha Tahiri që “bombën” e vërtetë e lëshoi kur u pyet për çështjen e kërcënimit të kreut të organit të akuzës.
“Unë nuk kam informacion për këtë. E kam marrë vesh nga media. Kam komunikuar me prokurorin e përgjithshëm dhe besoj se është e vërtetë ajo që kam dëgjuar prej tij. Policia nuk ka hetuar për këtë çështje” – tha Tahiri që theksin e vuri te një frazë tjetër:“Nëse do të ishte kërcënuar, nuk do të më dukej normale të mos e dija zyrtarisht” – tha Tahiri që indirekt deklaroi se nuk beson që kryeprokurori të jetë kërcënuar.
KOHA JONË SONDAZH

