Ministria e Brendshme: Ja për çfarë po përdoren makinat luksoze të bosëve shqiptarë të sekestruara nga policia (FOTO)

Ministria e Brendshme ka publikuar në faqen zyrtare të “Faceobok” disa fotografi, që tregojnë makinat luksoze të konfiskuara nga organizatat e krimit të organizuar.

Siç shihet në foto, makinat luksoze të bosëve të krimit, të cilat janë sekuestruar dhe konfiskuar nga Agjencia e Administrimit të Pasurive, i janë kthyer komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse.

Makina të konfiskuara nga organizatat e #krimit të organizuar po i kthehen komunitetit në formën e bibliotekave lëvizëse. Në një aksion të përbashkët të #Agjencisë së Administrimit te Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme dhe GIZ, u transformua për herë të parë një aset i #konfiskuar në #bibliotekë.
Biblioteka e parë lëvizëse iu dorëzua Bashkia Shkodër, në kuadër të aktiviteteve të #TetoritGjerman. Biblioteka e dytë, që do të vihet në shërbim të komunitetit të #Dibrës është në proces. Bibliotekat lëvizëse do t’u shërbejnë #fëmijëve dhe të #rinjve në zonat e thella, por edhe qytetarëve të interesuar për librat, si bazë për një të #ardhme të #qëndrueshme përtej ekonomive ilegale”, thuhet në mesazhin e Ministrisë.

SHKARKO APP