Ministria e Bujqësisë reagon për gripin e shpendëve: Ushqimet në treg, asnjë rrezik për konsumatorët

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci në një dalje për mediat deklaroi se fatmirësisht nuk ka raste të reja të identifikimeve me gripin e shpendëve.

Gjeci theksoi se ushqimet në vendin tonë në qendrat e licencuara nuk ka asnjë rrezik për konsumimin e tyre, të mishit dhe të vezëve.

Nuk jemi pasur konfirmime për asnjë rast të ri nga instituti i sigurisë. Nuk kemi pasur as denoncime. Në të gjithë territorin e vendit, vazhdon asgjësimi i shpendëve të prekura dhe shfarosja e tyre. Nga kontrollet e kryera, për monitorim, situata paraqitet e shëndetshme. Nuk ka vatra të tjera të dyshuara. Autoritetet po ushtrojnë kontrolle në territor. Është marrë dhe një vendim, ku do të ketë masa për shitjen e shpendëve dhe kafshëve në mjedise të hapura. Aktualisht nuk jemi asnjë rast të ri të konfirmuar apo ndonjë stabiliment me mish, të infektuar”, tha zëvendësministrja.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?