Ministria e Integrimit kërkon buxhet në shifrën 440 milionë lekë

 

Kanë nisur punët për të prezantuar projektbuxhetin e vitit 2016, komisionet e ndryshme në parlament. Komisioni i Integrimit  Europian zhvilloi ditën e sotme, seancën dëgjimore me  Ministren e Integrimit  Evropian, znj. Klajda Gjosha,  për  projektbuxhetin e vitin 2016.

Përpara komisionit, Ministrja Gjosha bëri një prezantim të detajuar të  buxhetit të MIE për vitin 2016, i cili shkon  në vlerën rreth 440 milion lekë. Gjatë fjalës së saj, znj. Gjosha theksoi se projektbuxheti i vitit 2016, siguron koordinim dhe monitorim cilësor të proceseve të rëndësishme si: zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit; menaxhimin e asistencës së BE-së; koordinim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE; përafrimin e legjislacionit shqiptar me legjislacionin e Bashkimit Evropian, etj. Për sa i përket projektit IPA, znj. Gjosha  sqaroi se për herë të parë fillon zbatimi i një pjese të projekteve IPA, në mënyrë të decentralizuar, proces i cili rrit pronësinë mbi implementimin e fondeve IPA, por njëkohësisht edhe përgjegjësitë për performancën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetarja e komisionit të integrimit, znj. Majlinda Bregu është shprehur se cili rekomandim i KE-së plotësohet dhe afron Shqipërinë në procesin e hapjeve të negociatave lidhur me rritjen e shpenzimeve operative me 4%? Përgjigjja që ka ardhur nga Ministria ka qenë se: Qeveria ka marrë përsipër të luftojë korrupsionin në çdo detaj dhe për herë ta parë marrim një fond të veçantë për procesin e negociatave.  Znj. Bregu  tha se korrupsioni  është shumë i përhapur çka konfirmohet edhe nga raportet e KLSH-së që flasin për miliona euro tendera abuzive. Sipas, nënkryetarit Balla, ky buxhet ka disa aspekte pozitive dhe nxit rritjen e punësimit. “Është një buxhet që nxit zhvillimin rajonal, thellimin e reformave, uljen e taksave, uljen e borxhit. Gjithashtu, ky buxhet rrit  kompetencat për shërbimet dhe fondet nga ana e  qeverisjes vendore”, tha z. Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

R.Sh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?