Ministria e Jashtme: Dënojmë aktet e dhunës në Maqedoni
“Dënojmë aktet e dhunës dhe bëjmë thirrje për qetësi, vetëpërmbajtje dhe për mos përshkallëzik të mëtejshëm të situaës, e cila nuk i shërben stabilitetit demokratik dhe prosperitetit të Maqedonisë”.
Kështu është shprehur sot institucioni diplomatik i Shqipërisë sipas të cilit gjuha e urrejtjes dhe veprimet ekstreme duhet t’i lenë vend angazhimit ndaj të drejtave themelore, demokracisë dhe shtetit ligjor.
“Harmonia e marrëdhënieve ndëretnike, sanksionuar në Marrëveshjen e Ohrit, është esenciale për stabilitetin demokratik dhe busull orientuese për rrugëtimin Euro-Atlantik të Maqedonisë””, citon gjithashtu MPJ-ja.