Ministria e Jashtme: Për të udhëtuar drejt Italisë duhet certifikata e vaksinimit anticovid
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dhënë një njoftim me rëndësi për të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Italisë.
Në njoftimin e saj, Ministria bën me dije se:
në bazë të Dekretit më të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë në Itali, Shqipëria vazhdon të mbetet në vendet e listës D 👉https://bit.ly/3mM8wEY
Duke nisur nga 🗓 data 3️⃣1️⃣ gusht deri në 2️⃣5️⃣ tetor 2021, çdo qytetar që udhëton drejt Italisë duhet të paraqesë:
➡️ Çertifikatën e gjelbër Covid-19, që vërteton vaksinimin e plotë ose një çertifikatë të ngjashme të lëshuar nga autoritetet kompetente shëndetësore vendase që deklaron përfundimin e vaksinimit;
🔴 Çertifikata mund të jetë në formë dixhitale ose e printuar;
Shteti italian njeh vaksinat e autorizuara nga EMA: Pfizer Biotech, Moderna, AstraZeneca , Jonhson & Johnson.
➡️ Test molekular PCR ose antigjenik, kryer brenda 72 orëve para nisjes;
➡️ Formularin PLF 👉 https://app.euplf.eu/
🔴 Në rast së mospasjes së dokumentave të mësipërme, është e detyrueshme një periudhë vetëizolimi prej 5 ditësh në Itali, në adresën e treguar në Formularin e Deklarimit të Pasagjerit (PLF) dhe duhet të kryeni test në fund të periudhës 5 ditore;
➡️ Nuk kërkohet një motiv për udhëtimin, si nevoja për punë ose studim, arsye shëndetësore, urgjencë absolute, kthim në shtëpi;
🔴 Fëmijët nën moshën 6 vjeç përjashtohen nga testimi molekular ose antigjen.