Ministria e Jashtme: Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Kërcënim ndaj sigurisë rajonale
Shqipëria dënon sulmet e Iranit ndaj Izraelit. Përmes një deklarate të shpërndarë në rrjetet sociale, Ministria e Punëve të Jashtme, shkruan se sulmet e Iranit paraqesin rrezik për sigurinë rajonale.
“Shqipëria dënon ashpër sulmet e Iranit ndaj Izraelit dhe civilëve të tij. Kjo paraqet një përshkallëzim të konsiderueshëm, duke rritur kërcënimin ndaj sigurisë rajonale. Shqipëria solidarizohet me popullin e Izraelit dhe të drejtën e tij për të jetuar në siguri. Ne ripërsërisim thirrjen tonë për de-përshkallëzimin e menjëhershëm”, thuhet në reagimin e ministrisë.