Ministria e Jashtme zbardh identitetet, këta janë 4 shqiptarët që mbetën viktima nga aksidenti tragjik në Greqi

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar këtë të shtunë se ndër viktimat që shkaktoi aksidenti tragjik hekurudhor në Larisa të Greqisë, 4 janë shqiptarë.

Në njoftim thuhet po ashtu se po pritet përgjigjia e ADN-së së një shqiptari tjetër.

“Pas komunikimit me autoritetet greke, MEPJ bën me dije se në rradhët e viktimave të aksidentit tragjik hekurodhor në Larisa konfirmohen deri më tani katër shtetas shqiptarë dhe me origjinë shqiptare: Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas, Klaudia Lato.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pritet përgjigja e ADN për një tjetër shtetas shqiptar të deklaruar “i zhdukur” nga familja dhe policia greke. MEPJ i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve të viktimave dhe uron shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve”, thuhet në njoftimin zyrtar të MEPJ.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?