Ministria e Mbrojtjes: Gazetarët të mos hyjnë brenda banesave të dëmtuara
Ministria e Mbrojtjes paralajmëron gjithë gazetarët që raportojnë nga zonat e tërmetit që të mos hyjnë në godinat e dëmtuara.
“I lutem te gjithe kolegeve gazetare, qe duke qene se lekundjet vazhdojne, te mos futen ne brendesi te godinave te demtuara. Ne funksion te sigurise te secilit prej jush, lutem te beni lidhjet direkte jashte godina. Eshte apeli qe ne po i bejme cdo banori e sidomos per te gjithe ju, operator e gazetar qe po kaloni ditet e nete te veshtire, ju lutem te tregoni kujdes”,- njoftoi Albana Qehajaj, zëdhënëse e Ministrisë së Mbrojtjes.