Ministria e Shëndetësisë merr vendimin: Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid
Aktualitet Politikë E Enjte, 2 Dhjetor 2021 10:38
Çdo qytetar mbi 18 vjeç mund të marrë dozën e tretë të vaksinës anticovid. Kështu ka njoftuar Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
Në një postim në Facebook, Manastirliu shkruan se secili qytetar mund të bëjë dozën e tretë nëse ka kaluar 6 muaj nga aplikimi i dozës së dytë.
Po ashtu ditën e sotme pritet që dozën e tretë ta marrë edhe Kryeministri Edi Rama në ambientet e stadiumit “Air Albania”.

KOHA JONË SONDAZH

