Ministria e Shëndetësisë shkarkon mjeken që lëshoi certifikatë vaksinimi kundrejt pagesës

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjekën e fshatit Gradisht në Lushnje, e cila kundrejt pagesës lëshoi një certifikatë vaksinimi pa e kryer vaksinën.

Rasti është denoncuar në emisionin “Fiks Fare”, ndërsa ministria e Shëndetësisë ka kerkuar edhe heqjen e licences per mjeken me iniciale E. N.

“Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj”, thuhet në njoftim.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?