Ministria greke reagon për deklaratat e Kryeministrit Rama

Një ditë pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PDIU në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Greqi dhe sidomos çështjen çame si dhe batutave për Zeusin, ka reaguar Athina zyrtare.

Ministria e Jashtme greke dënon këto “deklarata të papranueshme” të Kryeministrit Edi Rama dhe thekson se në marrëdhëniet me fqinjët kërkohet seriozitet dhe të respektohen faktet historike. Sipas Ministrisë së Jashtme të Greqisë, nuk ekziston asnjë çështje çame, ndërkohë që ka paralajmëruar Qeverinë Shqiptare që të zbatojë parimet dhe të përmbushë 5 prioritetet e BE-së nëse do që të anëtarësohet në Bashkimin Europian, shkruan SYRI.net.

“Shqipëria duhet të kuptojë se kursi i saj evropian varet nga zbatimi strikt i pesë parimeve të Bashkimit Europian, ndër të cilat janë respekti për drejtësinë dhe shtetin e së drejtës. Kjo nënkupton se duhet të respektojë vendimet e Gjykatave, sidomos kur bëhet fjalë për krimet e luftës, dhe në vend që të ngrihen pretendime për çështje inekzistente, duhet të zbatohen kushtet për të drejtat e pakicës greke në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kultura politike mes fqinjëve kërkon seriozitet, të respektohen faktet historike, mos të shtrembërohet realiteti historik, por të ndërtohet një themel i fortë për një të ardhme që siguron përparimin në marrëdhëniet dypalëshe që të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë e rajonit”,thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Greqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky tension mes dy vendeve vjen një ditë para vizitës zyrtare të ministrit të Jashtëm grek Kotzias në Tiranë, i cili do të zhvillojë vizitë dy ditore në kryeqytet./SYRI.net/

Pjesë nga fjalimi i Kryeministrit Edi Rama në Kongresin e PDIU

Proklamata fillon me këto fjalë: “Shqiptarët e Shqipërisë së Epërme, të Epirit dhe Maqedonisë, për qeveritë shpirtmira dhe humane të Europës” dhe përfundon me një klithmë që vazhdon të jehojë edhe sot dhe që është udhërrëfyesi juaj, por dhe brenga jonë e përbashkët kombëtare: “Ky është zëri universal i gjithë banorëve të Shqipërisë së Epërme, Epirit dhe Maqedonisë, që urrejnë të jetojnë më gjatë nën shtypje, apo të jenë si një kope delesh e shitur sa tek një princ, tek një tjetër. Si pasojë, me zemrën të copëtuar nga hidhërimi, ata i bëjnë thirrje humanitetit të qeverive shpirtmëdha të Europës, ata përgjërohen për një mbrojtje të mirëqenë dhe ju përgjërohen që për mizorinë kryeneçe dhe çnjerëzore, thirrja e fuqishme të jetë “Ndal!” Edhe këta janë bijë të  Zotit, para të cilit gjithë njerëzit janë të barabartë. Lërini të qetë të kujdesen për fatin e vet.”

Jam shumë i lumtur vërtetë që jam mes një grupimi militant të drejtash dhe dinjiteti, i lindur si plotësisht çam, por i zhvilluar përtej kësaj bërthame. Sipas artistes së paharruar botërore, Isadora Duncan, altarin e tij të parë, Zeusi e pati në shpatet hyjnore të Çamërisë. Por kjo e sotmja nuk është koha dhe kjo e juaja nuk është partia që duhet të mbërthehet mbas të shkuarës, për të nxjerrë drutë e zjarrit të një nacionalizmi primitiv.

Shpresoj që mos ma marrin për keq fqinjët, aq më tepër që është ditë e shtunë dhe të mos ankohen që e bëmë edhe Zeusin, çam. Ajo që desha të them është se gara me mitet nuk i ka sjellë kurrë, asgjë të mirë, fqinjësisë mes vendeve, shteteve, popujve dhe komuniteteve. Gara se kush është më i vjetri në një tokë, se kush i ka më të mëdhenj heronjtë e së shkuarës, se kujt i takojnë kurorat e dafinave për luftërat e bëra në të shkuarën, është një garë që i takon së shkuarës. Prandaj, edhe këtë shëmbëlltyrë përbashkuese që ju keni krijuar nën degën kuptimplotë të ullirit, PDIU-së, unë e shikoj si kultivuese të fqinjësisë së mirë, por në vërtetësi dhe zëdhënëse të vendosur të domosdoshmërisë për reciprocitet në drejtësi dhe në integrim të shqiptarëve mes vedi dhe me fqinjët.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?