Ministrja Balluku: 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni që nuk kursen 15% të energjisë elektrike

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjititkës, Belinda Balluku, ka folur për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ku u vendos se çdo institucion shtetëror do të ulë konsumin e energjisë elektrike në një masë prej 15% të energjisë së konsumuar me faturën e një viti më parë.

“Do të kërkojmë uljen e konsumit të energjisë elektrike për sa u përket institucioneve shtetërore. Për këtë arsye përmes këtij projekt-akti kërkojmë kursimin me 15 % të energjisë së konsumuar krahasuar me faturën e një viti më parë. Kjo energji është ekuivalente me 3.4 miliardë lekë. Duke nisur nga të gjithë institucionet shtetërore do të emërojmë një administrator energjetik që do ketë si target uljen e konsumit me 15 % për çdo institucion. Masa është deri në 50 mijë lekë gjobë për çdo drejtues institucioni i të cilit harxhon më shumë energji”, tha Balluku para gazetarëve pas mbledhjes së qeverisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?