Ministrja Balluku: Brenda gushtit hapim tunelin e 5-të tek Unaza e re

Ministrja Belinda Balluku ka inspektuar mëngjesin e kësaj të hëne punimet në Lotin 2 të Unazës së Madhe të Tiranës, te mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – sheshi “Shqiponja”.

Në këtë segment po punohet me tre turne, ndërsa deri më tani janë kryer 50% e punimeve dhe po avancohet përditë për të përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve..

Ministrja bëri me dije se para datës 31 gusht do të hapet edhe tuneli i pestë në këtë lot dhe brenda vjeshtës do të bëhet e mundur lidhja e Saukut me Maternitetin e ri.

“Në Unazën e Madhe të Tiranës punohet pa pushim për të përmbyllur sa më shpejt këtë vepër të rëndësishme për kryeqytetin. Ministrja Belinda Balluku inspekton punimet në lotin dy, segmenti Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta – Sheshi Shqiponja, ku deri më tani janë realizuar 50% e punimeve e ku po avancojmë përditë për ta përfunduar e vendosur në dispozicion të qytetarëve”, shkruan Balluku.

SHKARKO APP