Ministrja Balluku: Porti i ri në Porto Romano investim 390 milionë euro, punëson 1500 persona

Kryeministri Edi Rama sëbashku me zv.kryeministren Belinda Balluku kanë prezantuar projektin e Portit të ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano.

Në fjalën e saj hapëse të këtij prezantimi ministrja e Infrastrukturës shprehet se kompleksi portual Durrës-Porto Romono do të mbulojë nevojat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në 4 dekadat e ardhshme.

“Është një projekt strategjik që do mbulojë nevojat e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe të Kosovës, për 4 dekadat e ardhshme. Nuk është kopje e madhe e Durrësit, por investim i ri modern që do mbulojë kërkesat e 4 dekadave të ardhshme me një teknologji që nuk është aplikuar këtu. Në këtë investim 390 milionë eurosh që punëson 1500 vetë, një vëmendje ka marrë ndërlidhja e terminaleve edhe hekurodhore. Dy portet do lidhen së bashku por edhe më linjat që vjen për në Tiranë. 46% do mundësohet nga shteti, 54% nga ndërtuesi. Pasi kjo është zgjedhur me konsensus. Do rimbursohet na autoriteti portual i Durrësit. Do dalë në garë ndërkombëtare, për të gjitha kompanitë. Procesi i garës do mbyllet në korrik të 2023”, tha Balluku.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?