Ministrja britanike reagon pas takimit me Bashën: Partitë opozitare rol të rëndësishëm për të forcuar demokracinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën me sotme me ministren britanike Wendy Morton.
Pas takimit, ministrja Morton ka reaguar nëpërmjet një statusi në “Twitter”, përmes të cilit shprehet se fokusi i bisedës ishte politika në Shqipëri.
Ajo thekson se pati një diskutim të frytshëm më liderin e PD-së, duke shtuar se opozita ka rol të rëndësishëm në parlament.
“Një diskutim i frytshme me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha mbi situatën politike në Shqipëri. Partitë opozitare mund të kenë rol të rëndësishëm në parlament për të forcuar demokracinë dhe për të garantuar se zëri i qytetarëve është i përfaqësuar”, shkruan në njoftimin e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar.
KOHA JONË SONDAZH

