Ministrja e Arsimit Evis Kushi: Lamtumirë mik i vyer, Ylli Çabiri!
Aktualitet Politikë E Hënë, 12 Dhjetor 2022 21:37
Nga Evis Kushi-
“Kam patur fatin ta njoh nga afër Profesor Ylli Çabirin, një mendje e ndritur dhe qytetar i denjë e i respektuar i Elbasanit.
I vlerësoj edhe sot idetë dhe këshillat e tij me vlerë që në ditët e para kur hyra në politikë, e më pas në momente të rëndësishme e ngjarje të shënuara akademike dhe politike.
Do ta kujtoj gjithmonë për urtësinë, thellësinë e mendimit dhe mbi të gjitha modestinë e një njeriu me vlera të rralla, që dha shumë për vendin dhe shoqërinë, por asnjëherë nuk kërkoi famë dhe lavdi.
Lamtumirë mik i vyer!”-
KOHA JONË SONDAZH