Ministrja e Arsimit: Gati për çdo skenar! 500 mësues zëvendësues në rastin më të keq

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi në fjalën e saj në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u shpreh janë përgatitur skenarët nëse do të ketë përkeqësim të situatës së koronavirusit.

Kushi tha se po hartohet plani me 500 kuota shtesë të mësuesve, në rast se do të jenë të domosdoshme për zëvendësim.

Gjatë fjalës së saj ajo theksoi se këtë vit janë siguruar me libra falas për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e nëntë.

Shkollat e reja që po ndërtohen në kuadër të programit të rindërtimit po i shërbejnë jo vetëm nxënësve, mësuesve por të gjithë komunitetit. Për herë të parë nëpërmjet e-Albenia kemi projektuar regjistrimin online dhe kemi si objektiv ta shtrijmë në të gjithë sistemin. Sa i takon teksteve falas jam e kënaqur që kemi arritur që nga klasa e parë në klasën e parë t’i plotësojmë me tekste falas. Janë 280 mijë nxënës në të gjithë Shqipërinë që kanë përfituar tekste falas. Edhe këtë vit pavarësisht se situata e pandemisë duket me qetë jemi duke hartuar që të kemi 500 kuota shtesë nëse do të kemi përkeqësim të situatës.

Sa i takon nxënësve me aftësi ndryshe, kemi në dispozicion edhe mësues ndihmës që jo vetëm që trajnohen , por kemi futur edhe licencimin e tyre për t’i shërbyer vetëm nxënësve me aftësi ndryshe. Objektivi ynë është që edhe këtë vit vëmendja të jetë më e madhe. Sa i takon shërbimit social, ne vitin e kaluar morëm vendim për të dyfishuar numrin e punonjësve psiko-social dhe këtë e realizuar. Me rëndësi është që ne po punojmë vazhdimisht për ta konsoliduar figurën e punonjësit social.

Sa i përket programit të madh të rindërtimit , sipas të dhënave të sotme nga 170 objekte arsimore, 68 prej tyre kanë përfunduar, prej tyre 36 janë nga buxheti i shtetit, ndërsa nga Bashkia Tiranë kemi 13 ndërsa nga BE kemi 19 objekte arsimore. Pra të gjitha këto shkolla po ndërtohen sipas standardeve më të mira bashkëkohore”, tha Kushi.

 

SHKARKO APP